Mos e besoni po të doni! Capital T dhe Adrola Dushi në një lidhje të bukur dashurie!

Jemi mësuar me të papriturat e showbiz-it, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjet e romancat.

Kaq e papritur ishte edhe një foto e Capital T dhe Adrola Dushit që u publikua më 22 korrik, duke thyer rrjetin, teksa të gjithë filluan të aludonin se në botën rozë u konfirmua çifti më i ri.

Mirëpo, aso kohe këto dyshime u shuan nga fakti se modelja bukuroshe mori pjesë në klipin e Capitalit “C’est la vie”. Nisur nga ky fakt, logjika na thoshte se pavarësisht dëshirës sonë për t’i parë bashkë, ata nuk ishin çift, teksa gjatë asaj periudhe Adrola u përfol edhe për lidhjen me ish-kandidatin për deputet në Kosovë Albin Gashi.

Mirëpo, ç’ndodhi më pas? Në një prononcim për “iconstyle.al” Adrola u shpreh se zërat që flisnin për një romancë mes saj dhe Albinit ishin të pavërteta, por nuk na tha asgjë për raportin e saj me këngëtarin.

Ndërkohë, me publikimin e klipit të shumëpritur, fansat u ëmbëlsuan dhe vunë re një kimi super të bukur mes tyre, që të bën të mendosh se skenat me puthje e përqafime janë më shumë se thjesht aktrim për hir të videoklipit. Ok! Po dalim në temë! Kushdo që e kanë vënë re këtë, ka qenë një detajist i shkëlqyer sepse Capital T dhe Adrola janë me të vërtetë në një lidhje.

Burime ekskluzive bëjnë me dije për “iconstyle.al” se prej kohësh ata po jetojnë një romancë të bukur, madje edhe këto ditë kanë qëndruar bashkë në Tiranë.

Kujtojmë se Adrola u kthye nga SHBA, ku ndodhej prej disa ditësh pranë familjes së saj dhe të birit, për shkak se moderoi në natën finale të “Miss Universe Albania and Kosovo”. Dhe çuditërisht këto ditë ka qenë në Tiranë edhe Capitali, i cili ka postuar në rrjetet sociale foto nga shëtitjet e tij.

Por, ndonëse nuk janë shfaqur askund bashkë, ata kanë qëndruar në të njëjtin vend. Kështu, ju lutemi të mirëprisni çiftin më të ridhe më të bukur të showbiz-it! Për detajet mbi romancën e tyre do na duhet të presim kush e di dhe sa.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...