Gjatë pandemisë së koronës gjermanët dëgjonin këshillat e virologut, Christian Drostenit. Në një intervistë për Deutsche Wellen ai paralajmëron se kemi përpara një dimër të v ështirë.

DW: Dhe sa kohë do të na duhet të jetojmë me pandeminë e koronës?

Christian Drosten: Është e vështirë të bësh prognoza globale. Në Europë ne kemi gjendje me vështirësi të ndryshme. Dimri nuk do të jetë i lehtë.

Nga maskat nuk do të shpëtojmë aq lehtë. Në vende si Gjermania, ku ka pak infeksione imuniteti nuk do të jetë i madh. Ka mundësi që kjo të mos vërehet në vende të tjera të Europës.