Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka folur i vendosur për shtrirjen e Greqisë 12 milje në detin Jon.
E teksa rama trumpeton që s;ka marrëveshje dhe se çështjet do të kalojnë në Gjykata ndërkombëtare, Ministri është shprehur se zgjerimi është një e drejtë që i takon Greqisë, ndërsa është përcaktuar edhe në Konventën Ndërkombëtare. Ai ka shtuar që po shqyrtohen veprimet e duhura për këtë zgjerim.
Ministri tha:
Qëllimi ynë është që gradualisht të caktojmë, gjithmonë në kuadrin e Ligjit Ndërkombëtar, të gjitha zonat tona detare, në konsultim të plotë, kur kërkohet, me fqinjët tanë.
Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, situata është e duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Shërbimet kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme po përpunojnë lëvizjet e nevojshme për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje në Jon fillimisht, ndërsa do të ketë përgatitje për zona të tjera për t’u ndjekur.
Është një ushtrim i një të drejte ekskluzive të njohur në vendet nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe që nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta.