Iliaz Laskaj është “sulltani” shqiptar nga Peshkopia, i cili duket se ka krijuar “haremin” e tij. Kjo që do të rrëfejmë më poshtë është historia e pazakontë e të riut dhe dy grave të tij.

Në vitin 2001 ai u martua me gruan e tij të parë Anifën e 4 vite më pas u martua me gruan e dytë Manushaqen.

Baba i 7-fëmijëve, ai është në pritje të të 8-it. Ky vendim i tij, erdhi pasi gruaja e para nuk po bënte dot fëmijë, kështu që ai vendosi të merrte gruan e dytë.

“Martesa ime e parë qe me Anifen, por nuk po bëheshim prindër kështu vendosëm që në familje të merrnin edhe Manushaqen. Sot të dyja janë nëna, Anifja na bëri për herë të parë prindër“,- shprehet Iliazi për mediat.