Profesori Edmond Tupe në një intervistë për Fax News ka folur pas infektimit nga Covid-19 dhe mënyrës sesi e kaloi virusin, i cili tashmë është përhapur gjerësisht vend , ku numërohen qindra raste të reja çdo ditë.

Tupe zbuloi se është treguar vazhdimisht shumë i kujdesshëm ndaj virusit, por një ditë jam ndjerë i lodhur dhe i këputur dhe më pas ka zbuluar se është i prekur me Covid-19.

Profesor Tupe tha se edhe djali i tij rezultoi pozitiv, ndërkohë që e shoqja ishte asimptomatike. Tupe tha se fatmirësisht nuk patën probleme me frymarrjen, por shtoi se kishte dhimbje koke dhe këputje, dhe djali i tij qendroi për 7-8 ditë i shtrirë.

Në fund profesori tha se “përfundimi ishte se do të vazhdonim të mbanim të mprehur shpatën e vigjilencës.Unë i jam mirënjohës mjekut të familjes. Që para se të fillonte Covid-19 më kishtë thënë shto dozën e vitaminës C. U bëj thirrje bashkë atdhetarëve që të mos e heqin maskën, të lajnë duart vazhdimisht.”

“Në familjen tonë jemi tre veta bashkëshortja djali im edhe unë. Deri para një muaji ne nuk kishim asnjë shqetësim. Djali dhe nusja rrinin brenda, unë duke u armatosur me të gjitha mundësitë e mia për të mos u prekur nga virusi bëja pazare në orare kur nuk kishte njerëz, vija maskën, mbaja distancën dhe laja duart pafundësisht.

Shumë i kujdesshëm, ime shoqe gjithashtu. Pastaj erdhi një ditë që unë u ndjeva i këputur, i lodhur. Njoftova mjekun, pastaj me anë të mjekut të familjes lajmërova qendrën epidemiologjike për të bërë tamponin. Unë dola pozitiv dhe djali ishte pozitiv, djali kishte zënë shtratin. Unë jo, qendrova, nuk u dorëzova, ndërsa nusja jo, mesa duket ishte asimptomatike.

U kuruam me ilaçet e duhura. Mua mu deshën dy ditë dhe e mora vetën pa zënë shtratin, por im bir qendroi 7-8 ditë. Unë pata një ditë temperaturë, pastaj pata këputje. U kuruam, por fatmirësisht nuk patëm probleme me frymëmarrjen, djali kishte temperaturë. Bëmë sërish tamponin, pasi kaluam ethen e madhe dhe doli që unë dhe ime shoqe ishim negativ dhe djali ishte pozitiv. Pas disa ditësh edhe djali e kapërceu. Përfundimi ishte se do të vazhdonim të mbanim të mprehur shpatën e vigjilencës.

Unë i jam mirënjohës mjekut të familjes. Që para se të fillonte Covid-19 më kishte thënë shto dozën e vitaminës C. U bëj thirrje bashkë atdhetarëve që të mos e heqin maskën, të lajnë duart vazhdimisht.”- tha Tupe.