Arrestohet në pikën kufitare të Morinës këngëtarja shqiptare. Çfarë iu gjet në makinë?

Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar ditën e sotme, pasi është kapur në pikën kufitare të Morinës me ar më zjarri në makinë.

Këngëtarja nuk ndodhej e vetme në automjet, por ishte e shoqëruar nga dy 29-vjeçarë, F.M., banues në Kosovë dhe F.S., banues për Belgjikë, që gjithashtu janë vënë në pranga.

Në makinën tip “Audi” me të cilin po udhëtonin të arrestuarit, policia ka gjetur një pistoletë tip “Zoraki”, 23 fishekë luftarakë dhe një pistoletë tip çakmak.

Sipas njoftimit të policisë, pistoleta me 23 fishekë u gjet në çantën e saj të dorës, ndërsa çakmaku pistoletë u gjet në bagazhin e makinës.

Ende nuk dihet përse këngëtarja po udhëtonte me ar më zjarri me vete dhe se çfarë lidhje kishte me dy personat e tjerë që e shoqëronin.

Sipas Report Tv, gjatë shoqërimit për në qelitë e policisë Kukës, Fjolla nuk ka bërë rezistencë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...