Jo pak raste kemi hasur në parlamentin shqiptar ku politikanët kanë bërë gafa nga më të ndryshmet.

Këtë herë ishte rradha e Përfaqësuesit të LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasilit i cili është ngatërruar teksa fliste për mediat pas bojkotit të Këshillit Politik.

Në vend që të thoshte ‘organizëm konsensual’, ka thënë organizëm se ksual’.

Atij i janë dashur disa çaste për të gjetur fjalën e duhur për sa i përket konsensusit të arritur nga partitë politike për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Dëshira politike e Partisë Socialiste për të kthyer Këshillin Politik në nje Organizëm se ksual… kështu…organizëm konsensual.” tha Vasili.