Pak ditë para Vetingut, dorëhiqet numri 2 i policisë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante.

Dorëheqja është bërë me argumentin “arsye personale”, pa sqarime të tjera, ndërkohë që kjo lëvizje t tij vjen dy ditë pas një atentati të mirëorganizuar në drejtim të Preng Gjinit në Tiranë.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se brenda pak ditësh Sinomati do të kalonte në Veting, dhe aludohet se kjo është një nga arsyet e fshehura të dorëheqjes së tij.

Arsen Sinomati u ngjit në këtë post në vitin 2017, vit kur ishte shef i Komisariatit nr.2 të Tiranës, dhe ku duket se nu ka qendruar dot më shumë se tre vite.

Emri i tij është bërë i njohur pas një incidenti me bandën e Emiljano Shullazit, kreut të grupit kriminal që sot gjendet në burg. Sinomati, sipas denoncimeve nga qytetarët, u rrah nga Shullazi pse kreu kontroll në zonën ku banonte dhe vepronte grupi i Shullazit.

Sinomati, është personazh i njohur, sepse gjatë operacionit “Fund marrëzisë”, ai u shkarkua si kreu i krimeve të Tiranës, me akuzën për “dekonspirim” të aksionit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...