U ankua tek PD se nuk ka marrë bonusin e qirasë, Bashkia e Tiranës publikon dokumentet: Shpifin publikisht! Ja kur është bërë tërheqja e fundit

138

Bashkia e Tiranës ka reaguar për akuzat e Partisë Demokratike se Bukurie Balla nuk e ka marrë bonusin e qirasë që prej tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

- PUBLICITET -

Bashkia e cilëson “blofin e radhës” të PD dhe ka publikuar dokumentet ku vërteton se Bukuria Balla ka marrë cdo muaj bonusin, ndërsa 26 Gushti rezultoi se tërheqja e fundit që e ka bërë.

Ndër të tjera tregon se familja i ka përfunduar procedurat e programit të rindëritmit dhe do të përfitojë së shpejti një banesë të re.

Reagimi i plotë: Ashtu si në rastin e familjes Prendi pak ditë më parë, Partia Demokratike ka dalë sërish blof sot për një tjetër familje të prekur nga tërmeti i Nëntorit 2019 në Kombinat. Përmes një deklarate për mediat, Bashkia e Tiranës sqaron se familja e Jani dhe Bukurie Ballës në Njësinë Administrative 6, janë trajtuar me bonus qiraje që nga momenti i parë i tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Alternativa e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike për qytetarët e Tiranës është gënjeshtra dhe shpifja, me shpërndarje fake neës-esh për familjet e prekura nga fatkeqësia e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Spikerja e Lulzim Bashës mashtroi përsëri sot me familjen e Jani dhe Bukurie Ballës nga Kombinati, duke e shitur rastin e tyre për përfitime të shëmtuara politike.

Banesa e familjes Jani dhe Bukurie Balla në Njësinë Administrative 6, është shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, për shkak se ka pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e për këtë arsye kjo familje trajtohet çdo muaj me bonus qiraje prej 180 mijë lekësh, të cilat duhet t’i përdorë për të jetuar në një shtëpi me qira”, thuhet në deklaratën e Bashkisë.

- PUBLICITET -