Prej javës së shkuar, moderatorja Bieta Sulo është rikthyer në transmetim të drejtpërdrejtë çdo pasdite me “Ftesë në 5”.

Ditën e sotme, teksa përgatitet për emisionin e radhës, Bieta ka marrë një surprizë mjaft të këndshme në ambientet e punës. Vogëlushi i saj, Kroi Art, ka vizituar punën e mamit dhe duket se Bietës i është rregulluar dita nga kjo surprizë.

“1 gazetar i ri në zyrën e “Ftesë në 5”. Surpriza e bukur e ditës”, shkruan Bieta krahas fotove. Duke qenë djali i dy prej gazetarëve më të njohur në vend, ndoshta një ditë Kroi i vogël mund të ndjekë hapat e prindërve.