Këngëtarja shqiptare ‘nuk përmbahet’ ndaj kolegëve: Boll na hapët barkun me firmën e mbathjeve

Këngëtarja shqiptare, Enxhi Nasufi përmes disa postimeve në rrjetet sociale ka ‘thumbuar’ áshpër koleget e saja.

Enxhi ka postuar në Instagram një video të këngëtares Kimberli Joye, e cila ka qenë pjesëmarrëse në “The Voice of America” në sezonin e 15-të. Performanca e jashtëzakonshme e Joye duket se e ka emocionuar Nasufin, që nuk ka nguruar të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj videon dhe ndjesitë që ka përjetuar.

“Jam poshtë shtëpisë, ndonjëherë kam qejf të rri disa minuta vetëm në qetësi dhe rastësisht po dëgjoja këtë video. Ky zë! Jam e lodhur aq shumë po kjo më bëri natën kaq të bukur. Zoti të bekoftë! Më bëre të qaj nga emocionet”, ka shkruar këngëtarja. Më pas duke bërë krahasimin me artisten amerikane, ajo ka ironizuar gjithë koleget, duke e vendosur theksin tek pamja e tyre.

“Dëgjoni! Na janë shtuar këngëtaret si milingonat. Edhe boll na hapët barkun me firmën e mbáthjeve dhe shapkave me gisht që vishni po hapni rylin e fytit e këndoni po keni…”, shkruan ajo. Nuk e dimë se si do e presin koleget e saj këngëtare këtë mesazh, por ky reagim i Enxhit është mjaft i áshpër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...