Bashkohen Jozefina Topalli dhe Flori Mumajesi, zbulohen surprizat e spektaklit të njohur në Shqipëri

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe Flori Mumajesi do të bëhen bashkë dhe arsyeja është bërë eventi Miss Universe Albania.

 

Ka qenë producenti Eduart Dema që ka zbuluar surprizat e spektaklit i ftuar në ABC e Mëngjesit. Ai ka zbuluar se prezantues do të jetë Alaudin Hamitaj dhe dy ish-misset Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi.

 

Sakaq, ka treguar se këngëtarët që do performojnë do të jenë më “IN-ët” e momentit, si dhe do të ketë një intervistë ekskluzive me Jozefina Topallin, lidhur konkretisht me forcën që atë e karakterizon në një vend maskilist si Shqipëria.

 

“Spektakli do të prezantohet në Vizion+ dhe Klan Kosova. Prezantues do të jenë Alaudin Hamitaj, dy ish-misset Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi.

 

Do të ketë një gjysmë finale që do ta prezantoj Eni Shehu i ABC News bashkë me Eglantina Hosmanholla, e cila ka qenë e treta vjet në Miss Universe Kosova. Do të performojnë live Anxhela Peristeri, Mateu Frroku do të ketë numrin e tij, do të jetë një këngëtar me hitet e tij në Europë, është pak a shumë dhe DJ gjatë kohës që gocat do të sfilojnë me bikini. Do të jetë i ftuar special Flor Mumajesi, për herë të parë në një konkurs bukurie që Flori do të performojë, Klajdi Haruni dhe Bruno. Këto janë pak a shumë emrat që do të jenë në performancë.

 

Pastaj do të jenë të ftuara të gjitha gocat e 7 viteve me radhë, të cilat do të kenë nga një numër, nga një pjesë, jo do të japin nga një çmim. Do të ketë edhe një surprizë, e cila do të jetë një intervistë ekskuzive me Jofina Topallin, e cila do të jetë në show për të fol për forcën e të bukurës, duke pasur parasysh që është një nga femrat më të forta në historinë e ktyre 20 viteve të fundit si në politikë dhe në atë çfarë ka arrit, të jesh kryetare parlamenti një zonjë në një vend maskilist, është gjë e rrallë dhe për këtë arsye do të kemi një intervistë me të”, rrëfeu Eduart

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...