Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditen e sotme në qytetin e Lezhës.

Sipas EMSC-së epiqendra është 11 km nga qyteti i Lezhës dhe 6 km në veri të Rubikut.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 13:35 ndërsa magnituda është 3.1 e shkallës Rihter.

Kujtojmë se dhe të dielën një tjetër lëkundje e fortë tërmeti shkundi Lezhën. Nuk raportohet për dëme.