Në qytetin e Ersekës janë konfirmuar 10 mësues të prekur nga Covid-19. Pas këtij lajmi kanë dalë detaje të reja lidhur me ngjarjen në fjalë. Gjatë një pronocimi për Faxnews, ka ardhur reagimi i një prej mësuesve.

Duke dashur të ruajë identitetin, mesuesi shprehet se fillimisht pozitiv me virus ka dalë pastruesja e shkollës. Ai shton se 10 mësues të institucionit arsimor janë përzgjedhur dhe pasi kanë kryer tamponin janë izoluar pa marrë përgjigjie nga testimet.

Mësuesi kërkon që të gjithë t’i nënshtrohen kryerjes së tamponit pasi 20 mësues dhe dy sanitare nuk i janë nënshtruar testimit, ndërsa mësimi vijon ende niormalisht dhe pas lajmit që regjistron një shifer të lartë të mësuesve të prekur në këtë qytet.