Aksidenti fatal në Elbasan, babai tregon telefonatën e fundit me të bijën: Më tha se po kënaqemi

Babai i Denisa Dibrës, njërës prej vajzave të plagosura mbrëmjen e kaluar në autostradën Tiranë-Elbasan, rrëfen për “News24” ngjarjen tragjike.

 

Edmond Dibra tregon për gazetaren Ida Ismalaj se katër vajzat e reja kanë qenë duke festuar ditëlindjen 19-vjetorin e Lusinda Garunjës, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga aksidenti. I ati shprehet se e kishte telefonuar të bijën dhe kjo e fundit i kishte thënë se po kënaqeshin në ditëlindje dhe se do të niseshin për Shkodër në orën 6. “Gjendja e dy vajzave paraqitet stabël.

 

Vajzat kanë qenë duke festuar ditelindjen e Lusinda Garunjes, 19 vjetorin e saj. Fatkeqësisht u kthye ne ditë morti. Isha në një lokal në Shkodër. U bëra merak se vajza nuk më kishtë marrë në telefon. Kërkoj dënim ndaj atij krimineli që aksidentoi vajzat. Falenderoj stafin e spitalit që kanë bërë çmos që vajza momentalisht ndodhet jashtë rrezikut.

 

Kur fola me vajzën më tha se po kënaqemi dhe në orën 6 do vijmë për në Shkodër. U bëra merak që vajti ora 8 dhe ajo nuk më kishte telefonuar. E mora në telefon dhe m’u përgjigj nje djalë nga Elbasani. Atë e falenderoj që i dha ndihmën e shpejtë në kohë. Të 4 vajzat ishin si të miat, pasi Denisa është rritur me to”, shprehet i ati i 26-vjeçares, përcjell “BalkanWeb”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...