“Çfarë t’u thoja qytetarëve?”/ Refuzoi kandidimin nga dega e PD në Shkodër, rrëfehet Jozefina Topalli

181

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u kandidua nga dega e Partisë Demokratike në Shkodër për të kandiduar si deputete në zgjedhjet parlamentare të 25prillit, por e refuzoi këtë kandidim.

Në emisionin “Hard Talk”, ajo sqaroi përse e ka refuzuar këtë propozim, duke thënë se nuk kishte si t’u kërkonte votën qytetarëve kur nuk kishte se çfarë t’u ofronte.

-Zonja Topalli, Shkodra ose seksioni i PD në Shkodër, ju votoi juve për të qenë pjesë e përzgjedhjes për kandidat të deputetëve të PD. Si mund ta refuzoni këtë gjë?

-Sepse dua të jem e ndershme me ta. Siç i falenderoj me zemër…

-Mjafton kjo?

-Jo nuk mjafton, prandaj po flas. Unë e di që mund të ketë skeptikë, mund të ketë të mërzitur, mund të ketë njerëz që ndoshta nuk dinë ta kuptojnë.

Në 2017 kur Basha nuk

pranonte të hynte në zgjedhje, unë nuk bija dakord me të. Kur mendoja se mund të isha sërish deputete, dhe nuk është se s’kam pasur dëshirë për të qenë, dua të jem e ndershme për një gjë të tillë, kam pasur një dilemë të madhe.

Do shkoj unë të kërkoj votën e qytetarëve, po çfarë do iu them? Se nëse vitet e tjera shkoja, i dëgjoja, e merrja mesazhin, unë kisha besim që me lidershipin e kohës së mëparshme kur thoshte po, po; kur thoshte jo, jo!

Dhe e dija, kish pika reference, ndërsa në rastin pas 2013 nuk kishim më asnjë pikë reference. Ishte një dilemë e madhe sepse ndihesha sikur do i bëja keq njerëzve që më besonin mua sepse nuk e dija a do isha në gjendje të ktheja besimin. Unë nuk besoj, është çështje besimi.