Flet e mbijetuara e áksidentit të tmerrshëm të Elbasanit: Benzi kryente manovra në rrugë, ecte dhe nuk mbante drejtim

Dy automjete janë përfshirë në një áksident të ndodhur pasditen e sotme në áksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Pérplasja ka ndodhur në afërsi të tunelit, ku mjeti tip “Volswagen” në të cilën udhëtonin 4 vajza u përplas me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e góditjes kanë ndërruar jetë dy nga vajzat, ndërkohë që dy bashkëpasagjeret e tyre ndodhen në gjendje krítíke për jetën te spitali i Tráumës.

Nervida Garunja, një nga vajzat që ndodhet në gjendje të réndë në spitalin e Tráumës ka arritur të flasë për áksidentin trágjik që ndodhi mbrëmjen e sotme. Ajo ka rrëfyer se Behar Pema, 58-vjeçari që tashmë është vënë në pranga ka kryer manovra në rrugë, duke shkaktuar edhe áksidentin.

“Kryente manovra në rrugë. Ecte dhe nuk mbante drejtimin,”- mësohet se është shprehur ajo, pas ngjarjes së réndë ku humbën jetën dy vajza. Ndërsa vetë Garunja dhe pronarja e mjetit me të cilin po udhëtonin të katërta, Denisa Dibra, ndodhen në spital.

Dy víktimat janë identifikuar si Lusinda Garunja motra e Nervidës dhe Xheneta Qallia, të dyja me origjinë nga Shkodra.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD, shtetasi Behar Pema, 58 vjeç, drejtonte mjetin në gjendje të déhur në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë. Ai është árrestuar nga pólicia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...