Deputeti Lefter Maliqi i ka bërë thirrje Ramës që të përballet me të dhe ta zbërthejnë njëri-tjetrin në qarkun e Beratit.

Maliqi është shprehur i bindur se në 25 prill Rama do të humbasë qarkun e Beratit duke dhënë edhe arsyet, ndërsa shton se në rast se ndodh e kundërta ai do të largohej nga politika.

“Rama le të vij ballë për ballë e le ta zbërthejmë njëri-tjetrin. Unë i kam treguar vlerat në 2005. Nuk kam komunikime private me Ramën. Kontakte me njërëz afër tij më kanë thënë që ai ka gabuar me mua dhe këtë e pranon.

Nëse Rama nuk do mundet në Berat unë largohem nga politika. Siç i thash Bashës që një mandat merr pa mua dhe e vërtetova. Unë jam aq i majtë sa ç’janë ata, aq i thjeshtë si ata.

Kam komunikim me Bashën. Nuk më ka premtuar gjë. Nëse do shihja interesin tim personal do bëja jo lojën e Murrizit por edhe më shumë.

Demaskova qeverisjen dhe nga ana tjetër pata pakënaqësi me liderin e PD-së. Basha bëri gabim që dogji mandatet. Unë për vete jam i kënaqur, por nuk jam i kënaqur që ai dogji mandatet.”