Aktorja e humorit i futet politikës, cila është kandidatja e propozuar nga PS për Kukësin

Partia Socialiste ka nisur të bëjë përzgjedhjen e emrave që do të kandidojnë në qarqe të ndryshme në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Burime për Fax News bëjnë me dije se kandidatja e dytë e propozuar nga PS në qarkun e Kukësit është aktorja e njohur e humorit, Arjola Demiri.

Mbetet e paqartë si u bë pjesë e politikës Arjola Demiri, e cila ka dhuruar mjaft të qeshura për publikun me rolet e saj në filma dhe spektakle humori. Nuk është hera e parë që Partia Socialiste zgjedh një figurë të njohur të ekranit. Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 30 qershorit, aktori Erion Isai u shpërngul me familjen drejt Ersekës për të ushtruar detyrën si kryetar i bashkisë së Kolonjës.

Ndërkohë, kujtojmë se javën e kaluar, kryeministri Edi Rama thirri në një mbledhje në selinë e PS-së, drejtuesit poltikë në qarqe të cilët u emëruan pak ditë më parë. Takimi u zhvillua pas ndryshimeve të kryera tek drejtuesit politik në qarkun e Lezhës, Shkodrës dhe të Durrësit, në kuadër të zgjedhjeve paralamentare që do të zhvillohen me datën 25 prill 2021.

Drejtuesit e rinj politik në qarqe; Tiranë; Qarku – Elisa Spiropali, Ervin Bushati; Bashkia Tiranë – Erion Veliaj; Durrës – Edi Rama; Elbasan – Taulant Balla; Korçë – Niko Peleshi; Vlorë –Damian Gjiknuri; Lezhë – Lindita Nikolla; Shkodër – Ilir Beqaj; Kukës – Safet Gjici; Fier – Gramoz Ruçi; Dibër – Olta Xhaçka; Gjirokastër – Bledi Çuçi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...