Historia e 65-vjeçarit me Covid-19 bëri bujë në media ditën e djeshme. Arben Dojaka qëndroi 3 javë në intubim, por mundi t’ia hedhë vdekjes.

Të paktë janë ata që dalin të gjallë dhe ky rast ishte një shembull se shpresa ekziston. Për mediat ai rrëfeu të gjithë rrugëtimin e vështirë teksa u shpreh se po jeton një jetë të dytë.

“Kisha ditë që isha jashtë kontrollit, por kur isha më mirë, mendoja se paskemi shumë shans ne shqiptarët”-është shprehur ai.