Me nje mesazh prekes, deputetja e Kuvendit te Shqiperise, Rudina Hajdari ka kujtuar sot, te atin, Azem Hajdarin, ne 22 vjetorin e vde kjes se tij.

 

Me nje shenim ne faqen e saj ne Facebook, Rudina shkruan se ai eshte me te kur zgjohet dhe cdo moment. “Shpesh e ndiej sikur me thua si dikur pasuria e gjithë botës është në duart e tua kur je njeri i lirë dhe i ndershëm”- shkruan ajo.

 

Ne fund ka dhe nje premtim. “Më ka marrë malli, por të ndiej përditë, sepse mundohem të eci në hapat e tua.

Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë.
Do eci, ta premtoj!”- shkruan ajo.

 

Mesazhi i Rudina Hajdarit

Babi, 22 vite pa ty pranë fizikisht jane shumë. Por ti je me mua përditë. Je me mua kur zgjohem dhe shpesh e ndiej sikur me thua si dikur pasuria e gjithë botës është në duart e tua kur je njeri i lirë dhe i ndershëm.

 

Je me mua kur luftoj, e ndiej fuqinë tënde që më motivon dhe më shtyn të fitoj. Je me mua kur takoj mijëra shqiptarë të cilët ende sot mbas 22 vitesh të kujtojnë sikur të kishin takuar dje.

 

Je me mua kur më jep forcën të ndjek rrugën tënde. Rrugën e drejtësisë, rrugën e lirisë, rrugën e njerëzve të lirë.

 

Më ka marrë malli, por të ndiej përditë, sepse mundohem të eci në hapat e tua.
Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë.
Do eci, ta premtoj!