Radhë kilometrike makinash në Morinë/ 15 mijë qytetarë të Kosovë u futën mëngjesin e sotëm në Shqipëri

151

Radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Morinës. Mjëra qytetarë të Kosovës presin në radhë për të hyrë në Shqipëri, për të kaluar fundjavën. Ndërkohë mbi 15 mijë pushues nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri gjatë mëngjesit të sotëm. Në pikën doganore të Morinë po punohet me procedurë të përshpejtuar e me kapacitet të plotë me 6 sportele.

 

Nga të dhënat e Qëndrës së Menaxhmit Kufitar të Kosovës mësohet se mbi 123 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare Morinë, gjatë 11 ditëshit parë të këtij muaji. Ndërsa në një bilanc të muajit gusht, mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës pushuan në Shqipëri.

 

Gjatë sezonit turistik në pikat doganore të vendin ka pasur një fluks të madh mjetesh dhe qytetarësh. Gjatë muajit gusht u krijua kaos në pikën doganore në Kapshticës dhe atë të Kakavijës. Në Kakavijë mijëra qytetarë qëndruar në radhë për 5 ditë. Shkak i kësaj situate u bë marrja e tampnit nga pala greke. Sakaq, ditët e fundit ka pasur një fluks të madh në pikën doganore të Kapashticës, pasi pala greke lejon vetëm 300 qytetarë në ditë për të hyrë në tokën helene.