Ndryshon Kodi Rrugor, 10-fishohen gjobat për mbajtjen e celularit dhe ndalohen makinat e blinduara, ja kur ju hiqet patenta

Qeveria ka hedhur për konsultim projektligjin për Kodin Rrugor.

 

Janë plot 28 ndryshime që janë propozuar për ashpërsim të masave për drejtuesit e automjeteve, duke nisur që nga 10-fishimi i gjobave për mbajtjen e telefonit e deri në konfiskim të mjetit apo ndalimin e makinave të blinduara.

 

Makinat e blinduara që qarkullojnë pa autorizim krahas konfiskimit do të gjobiten nga 100 deri në 200 mijë lekë. Kjo është një nga 28 ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor që Ministria e Brendshme ka dërguar për konsultim në Kuvend. E njëjta vlerë gjobe parashikohet edhe për shoferët të cilët zotërojnë mjetin e blinduar me autorizim, por ia japin ta drejtojë një personi të paautorizuar. Kodi i ri Rrugor parashikon ashpërsim të masave për shkeljet që në pjesën më të madhe të rasteve janë shkaktarët e regjistrimit të ngjarjeve të rënda, si përdorimi i celularit në timon, alkooli dhe shpejtësia.

 

Përdorimi i celularit pritet të ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë nga 500 deri 1000 lekë që është aktualisht. Në rast se shkelja përsëritet 3 herë krahas gjobitjes ka pezullim të lejes së drejtimit deri në 3 muaj dhe ulen 10 pikë nga patenta. “Është e ndaluar që drejtuesi i mjetit të përdorë gjatë lëvizjes mjete teknologjike të komunikimit dhe ndërveprimit, si aparatura radiotelefonike apo celulare, kufje zanore, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të Forcave të Armatosura dhe të policisë.

 

Përdorimi i pajisjeve pa kufje ose kufje lejohet për sa kohë që drejtuesi i mjetit ka aftësi të përshtatshme dëgjimi në të dy veshët, të cilat nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre”. Në pikë 3, fjalët “nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë” zëvendësohen me fjalët “nga pesëmijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë”. Pas pikës 3, shtohet pika 4 me përmbajtjen si më poshtë: “4. Në raste të përsëritjes së shkeljes së mësipërme 3 herë brenda të njëjtit vit, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit 3 muaj dhe i hiqen 10 pikë”, thuhet në projektligj.

 

Ja ashpërsimet e tjera

Ashpërsim do të njohë dhe gjoba për shoferët që drejtojnë makinën nën efektin e alkoolit në masën 0.8 deri në 1.5 gramë për litër, për të cilët parashikohet gjobë deri në 40 mijë lekë dhe 50 për qind më shumë nëse shkelja konstatohet gjatë orarit 22:00 deri në 07:00. Ndëshkimi do shoqërohet dhe me arrestimin e drejtuesit të mjetit dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 12 deri në 24 muaj. Sa i takon shpejtësisë tej normave të lejuara masat janë rritur, por ndër më të rëndat është tejkalimi shpejtësisë maksimale me 50 km në orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km në orë në ato të banuara ku gjoba shkon nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë.

 

“Kushdo tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkelje, aplikohet edhe masa administrative shtesë e pezullimit të lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj, si dhe i heqjes së tre pikëve”, thuhet në projektligj.

 

Ndryshimet në Kodin Rrugor pritet të prekin dhe radhët e uniformave blu pasi në propozimet e bëra parashikohet që efektivët e policisë që drejtojnë një automjet policie do të duhet të pajisen me leje drejtimi të veçantë shërbimi për t’u autorizuar atyre shërbimin që kryejnë. Ndryshimet e prezantuara nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në shkurt, tani presin dritën jeshile nga Parlamenti për të kaluar më pas në zbatim. Ndërsa në momentin që hiqen të gjitha pikët e patentës, shoferi detyrohet të kthehet edhe njëherë në autoshkollë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...