VIDEO/ Aktivistë të ‘Lëvizjes për Universitetin’ kamër të fshehtë Veliajt në zyrë, përplasen me kryebashkiakun: Kjo nuk është aspak etike!

Aktivistë të lëvizjes “Për Universitetin” kanë zhvilluar një takim në zyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj, për të shpalosur problematikat e tyre në universitete.

 

Por ato kanë cilesuar si propagandë takimin me kreun e bashkisë, ndërkohë që kanë filmuar edhe bisedën e zhvilluar me një kamer të fshehtë, ku dëgjohet se i janë kundërvënë Veliajt.

 

Sipas tyre karta e studentit, përmirësimi i konvikteve, aboneja e studentit dhe një sërë premtimesh të tjera nuk janë realizuar.

 

“Po puna kur nuk bën asgjë, karta e studentit është një dështim total, nuk kemi ulje në konvikte. Nuk keni bërë asgjë”- dëgjohen të thonë studentët, ndërkohë që edhe filmojnë ngjarjen.

 

Po ashtu Veliaj përgjigjet se është në dijeni se po filmohet, duke shtuar se kjo që ato po bëjnë nuk është aspak etike.

 

“E di që po filmon dhe kjo nuk është etike. Karta e studentit ti e di që po funksionon. Ajo që po bëni ju është shumë jo etike. E prishe të gjithë këtë bisedë. Dhe këtë rast po e shfrytëzon shumë keq!”- tha Veliaj.

 

Në fund të takimit studentët në shenjë demonstrative largohen nga zyra e kryebashkiakut, pa përfunduar bashkëbisedimin dhe dëgjuar arsyetimin e kreut të bashkisë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...