“Rama më tha turp të kesh”- Basha reagon pas dëshmisë së gruas që humbi burrin dhe vajzën nga tërmeti

122

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon pas publikimit të historisë së Manjola Cakonit, sipas të cilës kryeministri Edi Rama e kishte marrë në telefon duke i thënë “turp të kesh” pas një interviste televizive.

Sipas Bashës, teatri mizor me jetën dhe hallet e qytetarëve duhet të marrë fund.

Sipas kreut demokrat, “kërc nimi i një zonje të mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të përmbushur nevojat jetike, është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim, i dikujt që nuk e ndjen dhimbjen dhe vu ajtjen e bashkëqytetarëve”.

Reagimi i plotë:

Teatri mizor me jetën dhe hallet e qytetarëve duhet të marrë fund.

Historia e Manjolës dhe Alesios tron diti mbarë opinionin publik. Një tragjedi e madhe, dhi mbje e pashërueshne që do të mbetet gjithmonë e pranishme në jetën e tyre.

Detyra e një qeverie normale është të lehtësojë pasojat materiale për Manjolën, Alesion por dhe për mijëra persona të tjerë, që u god itën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por kjo që dëgjuam, kër cënimi i një zonje të mby tur nga dhimbja dhe pamundësia për të përmbushur nevojat jetike, është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim, i dikujt që nuk e ndjen dhimbjen dhe vua jtjen e bashkëqytetarëve. Është akti i një burracaku që i kër cënon t’u mbyllë gojën vik timave të pu shtetit të tij të korruptuar.

Është kri minale që fatkeqësia e bashkëqytetarëve tanë, në fillim u përdor për prop agandë e më pas u harrua. Është kri minale që një kryeministër të kërc ënojë një qytetare, vetëm pse ajo deno ncoi shkeljen e premtimit dhe bra ktisjen e saj.

Fatkeqësisht, Manjola është vetëm një ndër mijëra gra të tjera që sot nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre dhe që jetojnë në çadra e kushte tejet të vështira.

Historia e saj është dëshmi ngjethëse e humbjes së çdo ndjeshmërie njerëzore dhe çdo përgjegjësie ndaj njerëzve nga ai që i përdor qytetaret për propagandë e më pas i braktis në mjerimin e tyre.