Me transmetimin e spotit të Portokalli, mësuam se në tetor do të nisë sezoni i ardhshëm i spektaklit të humorit në Top Channel.

Teksa Xhemi Shehu e ka konfirmuar personalisht prej javësh që nuk do të jetë më pjesë e këtij spektakli, një tjetër emër sapo është konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e trupës së Portokalli.

Renada Caci, e njohur për një sërë rolesh të suksesshme (ku spikat ai i Luzes), që në vitet e para ta Portokalli, nuk do të jetë më në kastin e aktorëve të këtij ‘show’.

Ka qenë vetë Renada, ajo që e ka konfirmuar këtë lajm, nëpërmjet një postimi në instagram, ndonëse nuk ka preferuar të japë detaje rreth arsyes pse u mor ky vendim, apo se ku do të shohim ‘Luzen e Portokallisë’ sezonin e ardhshëm.