Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme ka shkuar në fshatin Fishtë të Lezhës, ku edhe ka vizituar një vresht rrushi, bashkë me disa fermerë të zonës.

Gjatë bashkëbisedimit, një nga zonjat e pranishme, e cila merrej me koordinimin e fermerëve, ka vënënë siklet kreun e qeverisë teksa fliste për pandeminë.

Ajo rrëfeu se gjatë kohës së shtetrrethimit, fermerët e kishin vijuar punën në toka, dhe ishte takuar me ta pa mbajtur maska. Sapo ka përfunduar fjalinë, gruaja kërkoi ndjesë, ndërsa Rama ndërhyri për ta nxjerrë nga situata.