Profesori dhe mjeku i njohur, Niko Pecani është ndarë nga jeta. Universiteti i Mjekësisë ka bërë të ditur lajmin e tríshtë nëpërmjet një reagimi në Facebook, por nuk ka dhënë detaje mbi shkakun e vdèkjes, ndërsa nuk kanë munguar ngushëllimet e ndjekësve.

“Gjurmët nuk lihen veçse mbi dëborë apo mbi rërë. Gjurmët lihen edhe në jetë. Gjithkush lë gjurmën e tij, Përmasat e gjurmëve janë të ndryshme. Asnjë gjurmë nuk i ngjan tjetrës. Në largimin e tij nga jeta Dr. Niko Pecani do të na linte gjurmën e duarve të përkujdesjes, Duar që prekin pacíentë, duar që ngùshëllojnë, duar që mjèkojnë e së fundmi duar që shërojnë”, thuhet në shkrimin me fjalë prekëse.

Emri i Prof.Asc. Niko Pecanit është i lidhur ngushtë me emrin e “ Shërbimit të Sèmundjeve Profesionale e Ambientale” në Qendrën Spitalore Universitare “ Nënë Tereza” , Tiranë. Mjeku rëenditet mes autorëve që sollën teksitin e parë mësimor për sèmundjet profesionale.

Njoftimi i Universitetit të Mjekësisë: Duart e përkujdesjes/ Seç ka një mirësi energjike tek duart, pikërisht tek ato të atij që kujdeset për tjetrin, një mirësi të ngjashme me fëmijërinë- do të shprehej Claudio Magris në një nga romanet e tij.

E kjo mirësi energjike e përshkruar nga shkrimtarë të mëdhenj, do të strehohej dhe do të mishërohej tek duart e Prof.Asc. Niko Pecanit. Gjurmët nuk lihen veçse mbi dëborë apo mbi rërë. Gjurmët lihen edhe në jetë. Gjithkush lë gjurmën e tij, Përmasat e gjurmëve janë të ndryshme. Asnjë gjurmë nuk i ngjan tjetrës.

Në largimin e tij nga jeta Dr. Niko Pecani do të na linte gjurmën e duarve të përkujdesjes, Duar që prekin pacièntë, duar që ngushèllojnë, duar që mjekojnë e së fundmi duar që shërojnë.

Emri i Prof.Asc. Niko Pecanit është i lidhur ngushtë me emrin e “ Shërbimit të Sèmundjeve Profesionale e Ambientale” në Qendrën Spítalore Universitare “ Nënë Tereza” , Tiranë.

Prof.Asc. Niko Pecani do të emërohej si mjek pranë këtij shërbimi në vitin 1972, ku krahas punës dhe konsultave në spital do të ushtronte profesionin e tij edhe në shumë ndërrmarrje e shtypshkronja të qytetit të Tiranës.

Në tekstin e parë mësimor vetëm për sèmundjet profesionale dhe dhe riaftësimin fizik mjekësor të vitit 1989, mes emrave të dy autorëve të tjerë gjendet edhe emri i Prof.Asc.Niko Pecanit. Prof.Asc.Niko Pecani, ka dhënë mësimet e para teorike dhe praktike në kursin e parë njëvjeçar të Specializimit Pasuniversitar që u hap në vitin 1978 dhe vazhdoi deri në vitin 1984.

Prof.Asc. Niko Pecani ka marrë pjesë konferenca të ndryshme ndërkombëtare në vende si : Itali, Gjermani, Francë dhe njëkohësisht ka qenë në grupin drejtues të studimeve të nivelit ndërkombëtar të kryera në “Shërbimin e Sèmundjeve Profesionale e Ambientale”. Ndër këto studime përmendim: “ Saturnizimi në Shqipëri” dhe “Studimi i pneumokoniozave në vendin tonë”.

Universiteti i Mjekësisë u shpreh ngushèllime të sinqerta familjarëve.