Ditë gëzimi në familjen e Sabri Fejzullahut/ Këngëtari legjendar merr pasaportën shqiptare: Jam shqiptar që kur linda

Artisti i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera janë pajisur me pasaportën shqiptare nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

 

 

Këtë e bëri të ditur vet artisti i njohur përmes një postimi në rrjetet sociale ku edhe publikisht falënderoj presidentin shqiptar, Meta.

 

Sabriu u shpreh se ndihet krenar dhe i nderuar dhe se gjatë gjithë jetës së tij ka qenë në shërbim të Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Më poshtë statusi i plot i Sabri Fejzullahut:

I dashur President Meta , Jam i nderuar me dékretin tuaj për shtetësinë Shqiptare . Me keni bere krenar me këtë, keni nderuar punën dhe angazhimin tim një jetë të tërë në rriten dhe lartësimin e zërit dhe kulturës Shqiptare kudo nëpër botë . I dashur President , unë sot me pasaportën Shqiptare nuk jam me shumë shqiptar se që isha që nga dita kur linda. Një jetë të tërë vogëlsia ime ishte në shërbim të Shqipërisë , Kosovës, asaj Shqipërisë gjeografike te cilës ju i shërbyet me guxim dhe ndeë i dashur President . Te faleminderit shume! Ndjehem i vlerësuar dhe respektuar e kjo për mua do të thotë shumë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...