“Çdo takim një mashtrim”/ Berisha publikon videon kur qytetarja i thotë Ramës se nuk kanë ujë, si reagon kryeministri

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga inspektimet e kryeministrit Edi Rama në zonat e rindërtimit. Pamjet janë marrë nga ato që vetë Rama publikon në profilin e tij në Facebook dhe shfaqet një moment, kur një banore e zonës, që falënderon kryeministrin për ndërtimet që po bën.

 

 

 

Më tej, ajo i thekson Ramës që banorët nuk kanë ujë.

“Bravo, bravo me këto ndërtimet, por vetëm uji na mungon“, shprehet zonja. Ndërsa kryeministit i përgjigjet: “Po punojmë me ujin, jemi duke punuar për të gjitha me bashkitë”.

 

Ndërkohë për këtë video Sali Berisha shkruan: “Nga seriali: Ne çdo premtim nje mashtrim! Ndiqeni videon e meposhtme.”

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...