Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open” ka folur për pandeminë e koronavirusit. E pyetur nëse vazhdon të jetë mosbesuese ndaj pandemisë që ka shkaktuar miliona viktima në mbarë botën, Kryemadhi ka pohuar.

 

Më pas ajo ka tërhequr një paralele me sëmundjen e SIDËS, duke u shprehur se COVID-19 thjesht po “fryhet” për qëllime politike.

 

PJESË NGA BISEDA:

Vazhdoni të mos besoni tek COVID-19?

 

Monika Kryemadhi: Po, sigurisht! Është virus laburatorik, është fabrikuar për arsye politike. Lani duart thonë! Është njësoj sikur t’i thuash njerëzve mos bëni dashuri se ka SIDA vërdallë. Mos bëni marrëdhënie me këdo por me atë që dashuroni.