Një tjetër moderatore largohet nga Top Channel, zbulohet formati që do sjellë në një televizion tjetër

199

Ndryshimet në televizione duket se nuk kanë mbaruar. E radhës që mendohet se ka lënë ekranin e Top Channel është Jonida Shehu. Ndonëse në muajin shkurt, ajo u shpreh pozitive për një sezon tjetër të “Soiree”, nuk është më kështu.

 

Burime pranë “Revista Who” kanë treguar se tashmë ajo do të jetë pjesë e ABC News, ku së fundi janë larguar emra të njohur të moderimit.

 

Formati që ajo do të sjellë nuk është i panjohur për publikun. Jonida do rikthehet një herë në javë me “Natën vonë” ku do jenë të ftuar personazhë të njohur.

 

Nga ana tjetër, ajo do të jetë e angazhuar dhe disa herë në javë në emisionin qendror të lajmeve, për të realizuar intervistat me të ftuarin e ditës. Pritet që vetë Jonida të na tregojë më shumë detaje ditët në vijim, ndërsa kohët e fundit ajo i është dedikuar tërësisht familjes së saj dhe pushimeve.