Arkeologu Neritan Ceka është infektuar me Covid-19.

Burime për TvT bënë të ditur se Ceka po trajtohet në shtëpi. Të njëjtat burime thonë se Ceka nuk ka pranuar të marrë mjekim në spital, por gjendja e tij po ndiqet në kushtet e shtëpisë.

Krahas trajtimit me medikamentet antiCovid, Ceka po asistohet edhe me oksigjen për lehtësimin e frymëmarrjes.

Ish-diplomati 79-vjeçar, në një intervistë të dhënë në prill, qe shprehur se i respektonte të gjitha masat anti-Covid dhe e ka krahasuar gjendjen në atë kohë me ’97-n.