Kriteret e licencimit/ Rikthehen kazinotë? Miratohet nga qeveria, ja zonat ku mund të lejohen

Qeveria ka miratuar dy vendime që lejojnë rritjen e numrit të kazinove në vend. Kjo vjen pak vite pas mbylljes së këtyre aktiviteteve për bastet sportive dhe kazinotë elektronike duke lejuar vetëm aktivitetin e kazinosë në qendër të Tiranës dhe në qytete të tjera.

Në dy vendimet e fundit të miratuara nga qeveria për lojërat e fatit, mundëson rritjen e numrit të kazinove. Ndërkohë janë përcaktuar edhe zonat se ku lejohet aktiviteti i kazinove brenda kryeqytetit. Saktësisht zonat ku mund të lejohet ky aktivitet janë rruga e Barrikadave tek Urani Pano Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush”. Konkretisht kjo zonë përfshin pjesën nga 15 katëshi tek unaza tek parku Rinia, tek Xhorxh Bush që është në Unazë në rrugën ku ndodhet edhe selia e Partisë Demokratike.

Ndërkohë në vendimin e dytë të miratuar nga qeveria përcaktohen kriteret për garën për dhënien e një licence.

Sipas ligjit “Për lojërat e fatit” licenca e një kazinoje kushton 1 miliardë lekë për vetëm një sallë lojë dhe kjo shumë duhet të shlyhet në mënyrë të barabartë çdo vit përgjatë gjithë periudhës së licencës(10 vjet çka do të thotë 100 milionë lekë çdo vit).

Subjektet duhet që të kenë një kapital 1.2 miliardë lekë ndërkohë që vendimi i qeverisë përcakton sesi do të veprohet me shpalljen e garës.

“Gara për dhënien e licencës për “Kazino” shpallet nga Autoriteti. Njoftimi për hapjen e garës për dhënie licencë për kategorinë e lojës së fatit “Kazino” shpallet nga Autoriteti, i cili ka detyrimin të publikojë njoftimin për konkurrim në lojërat e fatit për kategorinë “Kazino”, në faqen e saj zyrtare të internetit, në dy gazeta, që botohen në vendin tonë, në dy numra radhazi, si dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike” thuhet në vendim.

Subjektet për t’u licencuar në kategorinë kazino duhet që të plotësojnë një listë të gjatë dokumentesh ku ndër të tjera të tregojnë burimin e të ardhurave, të kenë në objekt të aktivitetit të tyre lojërat e fatit, të jenë transparentë në rastin e aksionareve kur janë më shumë se një dhe në rast të transferimit të licencës duhet të njoftojnë autoritetin kontraktor.

Sipas ligjit këto subjekte duhet që të kenë të implementuar sistemin e tyre të monitorimit online që lidhet me sistemin online të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ndërkohë që çdo subjekt kazino duhet të ketë të regjistruar lojtarët dhe të ruajë të dhënat për një periudhë 3-vjeçare.

“Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Kazino”, duhet të përmbushë kriteret minimale, si më poshtë vijon: a) të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, në objektin e veprimtarisë të së cilës të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati, sipas llojit të lojës që kërkohet;

b) shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë) lekë;
c) të deklarohet burimi i kapitalit, që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e “Kazinosë”;
ç) të kenë përvojë në fushën e lojërave të fatit;

d) të ketë kapacitetet e duhura financiare, administruese, organizative dhe besueshmërinë e aplikantit për t’u angazhuar me sukses në projekte të tilla;
dh) të paraqesë garancinë pasurore, së bashku me aplikimin dhe me kushtet e sekuestrimit të kësaj garancie;

e) të paraqesë kufizimet për ndryshimet e pronësisë së aksioneve për të licencuarit;
ë) të ngrejë serverin, në të cilin do të jape informacion të plotë mbi çdo transaksion që do të kryhet midis subjektit dhe lojtarëve, xhiron dhe fitimin, si dhe çdo të dhënë që do të kërkohet nga AMLF-ja në lidhje me zhvillimin e këtij aktiviteti. AMLF-ja do të ketë akses në kohë reale te ky server” thuhet në vendim.

Tregu i lojërave të qarkullonte rreth 150 milionë euro dhe punësonte mbi 7 mijë persona./topchannel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...