Shkollat në të gjithë vendin pritet të hapin dyert për nxënësit të hënën e 14 shtatorit.

 

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi thotë se shkollat nuk janë ende gati, dhe për këtë ajo i referohet kryesisht kryeqytetit.

 

Madje ish-deputetja ka bërë një denoncim të fortë mëngjesin e sotëm, kur është shprehur se drejtori i një shkolle në Kombinat është “zhdukur” dhe thuhet se ai është me Covid-19.

 

Në RTV Ora, Vokshi tha se mësuesve të kësaj shkolle nuk u është bërë tampon.:

“Denoncime vinë në mënyrë të vijueshme. Denoncimi që ka ardhur para dy ditësh është shqetësues. Një drejtor i njërës prej shkollave në Kombinat thuhet se është prekur nga Covid, ndërkohë që ai ka pasur mbledhje me mësues, me prindër.

 

Nuk flitet për të. Drejtori është “zhdukur”, nuk dihet nëse ka Covid ndërsa mësuesve nuk u është bërë tamponi. Por kjo shkollë do të presë fëmijët pas 3-4 ditësh”, ka thënë ish-deputetja.