Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka treguar me anë të një postimi në ‘Instagram’ një tjetër anë të tij.

 

Ai ka publikuar një video ku shfaqet duke notuar si një profesionist dhe ka zbuluar se noti është pasioni i tij i vjetër. Duket se kur politika e lodh, Spahia e gjen qetësinë tek noti.

 

Kujtojmë se ai është diplomuar diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe ka ushtruar profesionin e tij si kirurg. Në vitin 2011-2013 ka qenë zv/ministër i Shëndetësisë, ndërsa në zgjedhjet qëndore të 2017 Spahia u zgjodh si deputet i Partisë Demokratike.