Këngëtari kryesor i “Temptations”, Bruce Williamson, u nda nga jeta në moshën 49 vjeç, pas betejës së raportuar me COVID-19.

 

Williamson vdiq në shtëpinë e tij në Las Vegas.

 

“Nuk ka fjalë në botë që mund të shpreh se si ndihem tani. Të dua baba. Faleminderit, ishe i mrekullueshëm. Faleminderit që ishe i dashur. Faleminderit për gjithçka. Unë i lutem Zotit që të takohemi përsëri. Të dua babi”, shkroi djali i tij Bruce në Facebook.

 

Williamson u bashkua me “Temptations” në 2006 dhe vazhdoi me grupin deri në 2015