Videoja ku Mihal Kokëdhima, pronar i restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo, hipte sipër një makine me turistë spanjollë dhe i dh unonte, tr onditi opinionin publik vitin e kaluar.

 

Por në gusht të këtij viti Kokëdhima u rikthye sërish në vëmendje pasi është filmuar duke u bë rtitur disa pushuesve që kishin kaluar një gardh në breg të detit në një pronë të zaptuar nga ai.

 

Mënyra si ai iu flet këtyre personave është me fy erje dhe sha rje nga më të ndryshmet. “Ik nga prona ime gjej rrugën nga të duash, ik ore pis o lango, ore qen hajde këtu po ta mbajti si mund të hipësh mbi gardh unë e kam rrethuar”, dëgjohet duke thënë në video Kokëdhima.

 

Lidhur me këtë ngjarje, Kokëdhima ka folur në intervistën ekskluzive për “Shqipëria Live” ku u shpreh se “këto janë gjëra kaq të ul ëta, janë id iotizma, posh tërsia”.

 

“Unë ë rrethova pronën time, edhe në dijeni të policisë. Kur isha në b urg ishin futur të gjithë. Unë isha këtu, e ju them ku shkoni, e ata më rrinin e më shikonin. I pyesja se çfarë donin, e ju thosha shkoni mbrapa se do më shkátë rronin gardhin. Ata u larguan duke sh arë e sh ava edhe unë. Edhe unë kam ndjenja. Jam i rrënuar psikologjikisht.