Kjo verë mban emrin e Mozzik, pasi shumica e hiteve që vazhdojmë të bëjmë replay ç’do ditë, janë këngët e tij. Tashmë reperi është kthýer në një ndër artistët më të njohur e të komentuar në media e rrjete sociale, por gjithmonë ka treguar se nuk i harron fillimet e tij.

 

 

Mozzik vazhdon të mbetet djali i thjeshtë që punoi fort për të ardhmen, ndërsa në rrjete sociale ndàn herë pas here foto të tijat kur ishte në moshë të vogël. Së fundmi, reperi ka publikuar një foto tepër të lezetshme, ku shfàqet duke ngrënë krah të atit.

 

Mozzikun e shohim me faqet si ‘buçko’ dhe flokët me baluke, teksa buzët i ka me ushqim. Ai ka preferuar që kësaj here të mos shkruajë asgjë krahas postimit. Në fakt, kjo është ndër fotot e rralla të reperit ku dallohet edhe ngjashmëria e madhe me të bijën, Hanën.