Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me një ngjarje të tris htë. Teksa ndodhej në Durrës, në shkollën e fiskulturës, ku zhvilloi një bashkëbisedim mbi mënyrën e zhvillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri tha se virusi bën gjëm ën tek disa persona, ndërsa tek disa të tjerë, kalon pa u ndjerë.

 

Këtu, Rama shtoi se vëllai i një shokut të tij, kishte humbur jetën një ditë më parë, pasi ishte i nfektuar me Covid-19.

 

“Vëllai i një shokut tim humbi jetën, ishte i ri nuk ishte në moshë të madhe. Askush nuk e përcakton se si dhe pse virusi bën gjemën te dikush dhe kalon pa u ndjerë fare diku tjetër,”- tha Rama ndër të tjera.

 

Më tej, kryeministri foli për kushtet e reja në të cilat do të zhvillohet mësimi, tashmë që jemi në kohë pandemie.