Besa Shahini, ndoshta nuk i bëri mirë dje llogaritë kur tha se do mbyllte mandatin dhe më pas do largohej nga Shqipëria, ashtu si pa të keq, mirëpo, lajmi tashmë ka marrë dhenë.

 

Shumë e kritikojnë ministren e Arsimit që pa mundim mori një ministri e portofol dhe tashmë do largohet e qetë nga vendi, pa marrë pjesë as në fushatë.

 

Ndërkaq, Shahini, pas kësaj deklarate të bujshme, ka tentuar ta rikthejë vëmendjen te puna në raport me procesin mësimor dhe COVID-in.

 

“Si mësuesit, ashtu edhe personeli ndihmës do të zbatojnë me rigorozitet detyrat që kanë përpara për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe shtuar kujdesin për shëndetin e gjithsecilit”, shkruan Shahini teksa publikon këtë video.