A do të jetë sërish deputet? Përgjigjet Berisha: Do të vazhdoj betejën në Kuvend!

sh-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Berisha është shprehur se do ta vazhdojë betejen e tij politike për arritjen e qëllimeve të PD.

 

“Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë”, ka thënë Berisha në Syri Tv.

 

Ndërsa i pyetur se pse nuk kandidon përballë kryeministrit Edi Rama në qarkun e Durrësit, Berisha është shprehur se nuk është ai në krye të betejës, por është në betejë në pozicionin e tij.

 

Duke lënë kështu të kuptohet se fushatën e Durrës do ta udhëheq, kryedemokrati Lulzim Basha. Megjithatë ende asnjë nuk është konfirmuar nga selia blu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...