Një zjarr është shfaqur në Shkodër këtë mesditë. Nje apartament, në katin e fundit të një pallati, është përfshirë nga flakët pranë Urës Dervishbeg. Zjarri ka rënë në një banesë në katin e pestë të një pallati.

Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për neutralizimin e zjarrit. Pas ndërhyrjes së Zjarrëfikëseve, është bërë e mundur që zjarri të shuhet dhe kështu i kanë shpëtuar rrezikut edhe katër apartamente aty afër.