Edhe këtë kishim mangut/ Ja si pritet të jetë dimri sivjet- Më i ftohti në …

161

Ilmeteo ka siguruar raportin e studiuesve italianë, të cilët kanë zbuluar një anomali të çuditshme në një pjesë të veçantë të Oqeanit Atlantik.

 

NjeZonë e madhe e oqeanit midis Groenlandës jug-lindore dhe Islandës po shënohen temperatura sipërfaqësore që janë dukshëm më të ulëta se mesatarja.

 

Ne kuader të këtij studimi, mësohet se kjo anomali me kalimin e kohës mund të ndryshojë qarkullimin e termohalinës, e cila ndikon në dendësinë e ujit.

 

Nder te tjera thuhet se kjo prirje e ftohtë në këtë pjesë të Oqeanit Atlantik do të vijojë edhe në muajt dhe vitet e ardhshme.

 

Do ketë efekte edhe në Itali dhe rrjedhimisht edhe në vendin tonë duke marrë parasysh afërsinë gjeografike me vendin fqinj.

 

Studjimi konsideron se dimri i ardhshëm që pritet pas kësaj vjeshte, mund të jetë më i ftohtë dhe me reshje të dendura dëbore, ndryshe nga vitet e tjera

Lexo edhe:   Video/ Heroi i ditës, dadoja i shpëton jetën vogëlushit me një veprim mahnitës