”Si të duron i shkreti Mark ty?” Rudina tregon për çfarë e pyet përditë: Si ka mundësi që jam kaq unë…

208

Aktorja dhe moderatorja, Rudina Dembacaj duket se po kalon momentet më të bukura sa i takon gjendjes shpirtërore të plotësuar nga partneri i saj, Mark Frroku.

 

 

Duket se lumturinë që ndjen, Rudina e ndan me të gjithë nëpërmjet fotove dhe videove të ëmbla të të dyve në rrjete sociale.

 

Prej disa ditësh, ajo dhe partneri i saj i janë drejtuar Korçës për të kaluar disa momente relaksi. Së fundmi, në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Rudina ka publikuar dy foto ku shfaqet me Markun duke shijuar kafen e mëngjesit nën rrezet e diellit. Por, krahas fotos ajo ka zbuluar pyetjen që i bën çdo mëngjes partnerit:

 

“Unë çdo mëngjes kam të njëjtën pyetje: ‘Mark, si ka mundësi jam kaq e bukur?!’ Kush e gjen si përgjigjet ai?” Pas kësaj, komente të shumta janë bërë nga ndjekësit, të cilët kanë dhënë ide të ndryshme.