Njerëzit që ndajnë krevatin me qenin e tyre janë më të shëndetshëm; Ja përfitimet e paçmueshme

106

Të kesh një qen në shtëpi, është më shumë sesa një mik, një kafshë me të cilin kalon kohën apo argëtohesh. Studime me bazë shkencore kanë vërtetuar se katërputrakët ndikojnë në shëndetin e njeriut, duke ulur rrezikun e sëmundjeve.

- PUBLICITET -

 

Vetëm 19% e fëmijëve që kanë qen, kanë alergji ndaj kafshëve shtëpiake, kundrejt 33% të fëmijëve të cilët nuk kanë qen.
Pronarët e qenve mund të shërohen më shpejt nga ndonjë sëmundje dhe kanë më shumë shanse për të jetuar pas ndonjë ataku në zemër.

Qentë ndihmojnë në tejkalimin e vetmisë, gjithashtu lehtësojnë kalimin e traumave të tilla si humbja e ndonjë personi të dashur. Mbajtja e qenve ul rrezikun për depresion, rrisin aftësinë komunikuese dhe ju bëjnë më social.

 

Por një nga pyetjet që bëhet më shpesh në rrethin e njerëzve që i duan dhe kanë kafshë është: A duhet t’i lëmë katërputrakët të flenë me ne?

 

Përgjigja shkurt është: Po duhet t’i lejojmë kafshët në shtrat ! Sigurisht kjo çështje merr ngjyrime të ndryshme dhe ka dhe argumenta kundër, por kafshët ‘fitojnë’.

 

Mbi 60% e njerëzve që kanë kafshë në shtëpi i lejojnë ato në shtrat. Kur u pyetën se pse ata e ndajnë krevatin me kafshët e tyre u shprehën se kjo gjë i ndihmonte të flinin më qetë.
Studimet e fundit kanë dokumentuar një sërë efektesh pozitive që kafshët mund të ketë mbi ne.

 

Kafshët besohen se janë burim shqetësimi në krevat, por kjo është e gabuar.
71% e pjesëmarrësve në një studim raportuan se përkëdhelja me kafshët e tyre i ndihmon ata të flenë më shpejtë. Hulumtuesit dolën në përfundimin se prania e një kafshe në krevat rrit ndenjën e kënaqësië dhe relaksimit mendor dhe fizik.

Megjithatë, është e rënësishme të ndiqen këshillat e mëposhtme në mënyrë që fjetja me kafshët të jetë harmonike dhe mos të shoqërohet me asnjë shqetësim.
Disa patogjenë dhe sëmundje të kafshëve mund të transmetohen tek njerëzit ndaj sigurohuni që kafshët të jenë tejet të pastra para se të futen në krevatin tuaj.

Mos harroni t’u tregoni kush është “shefi” në të kundërt do të flini në cep të krevatit teksa kafsha juaj do te zërë më shumë se gjysmën e krevatit.

- PUBLICITET -