Intelektualët e Lulit/ Basha gjen “binjakun siamez” zbathur (Foto)

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, pasi rrëzoi disa herë kryeministrin Edi Rama nga pushteti, më shumë se një vit më parë kur bëri çmendurinë e djegies së mandateve, tashmë ka arritur fitoren e radhës.

 

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ishin lëvizja taktike e Lulit, për të bërë zgjedhje të parakohshme. Tani zgjedhjet nuk do të bëhen në qershor, por në prill ose në maj. Pra, një muaj ose dy para. Gjithësesi quhen zgjedhje të parakohshme. Por, ndërkohë që shënoi këtë fitore, tashmë ka filluar edhe lëvizjet e radhës, duke mbledhur rreth vetes të ashtuquajturit intelektualë, që i servilosen kryetarit.

 

Së fundi duket se Lulit i është bashkuar edhe “intelektuali” i madh Shkëlqim Hoxha, ish-kandidati për deputet në qarkun e Tiranës. Në fakt, afrimi i tij me kreun e Republikës së re është mëse i kuptueshëm, pasi të dy ngjajnë si dy pika uji. Shkëlqim Hoxha dhe Lulzim Basha të dy kanë ardhur në PD, në vitin 2005. Njëri u bë ministër shëtitës, ku nuk iu ndanë skandalet dhe korrupsioni, ndërsa tjetri drejtor tek lojërat e fatit, doganat, etj. Pra, kudo ku kishte korrupsion e rryshfete.

 

Një personazh qesharak që së fundi duket se është kthyer në mikun e Lulit. Dhe ky është fiks rasti kur tenxherja gjen kapakun. Janë çift fantastik. Për më tepër, Çimi nga dashuria e madhe e pret kryetarin zbathur. Ndërsa ky i fundit nga inati që Çimi e ka tapetin më të mirë hyn me këpucë me baltë. Kohë intelektualësh me vlera të mëdha për Republiken e re të Lulzim Bashës, që shkëlqen me hajdutët e vjetër.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...