Jul Deda kthehet në vendin ku kurorëzoi dashurinë 15 vite më parë: Bashkë deri në frymën e fundit

Sot duket se është një ditë mjaft speciale për aktorin e njohur të humorit, Jul Deda dhe bashkëshorten e tij. Çifti feston 15-vjetorin e martesës dhe ky moment nuk ka kaluar pa një dedikim nga ana e Julit. Ai ka publikuar një foto krah bashkëshortes, teksa ndodhen në kishën ku kanë kurorëzuar dashurinë.

 

“Këtu, në këtë kishë të vogël në Shkodër, 15 vjet më parë i thamë PO njeri tjetrit. U betuam që do krijonim familjen tonë të bukur dhe se do ta donim dhe ta respektonim njeri tjetrin deri sa vdekja të na ndajë. Sot, vazhdojmë rrugëtimin tonë të bekuar dhe premtoj se do ta përfundojmë ashtu siç u betuam, bashkë deri në frymën e fundit.

 

P.s. Ju dua shumë znj. Deda…! ?”, shkruan aktori. Ky dedikim me siguri e ka emocionuar shumë bashkëshorten e Julit, e cila i ka bërë atij dy dhuratat më të vyera, djalin dhe vajzën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...