Je njeri i mirë, apo i keq? Mjafton të bësh këtë test për ta kuptuar

Pse ? Sepse zakonisht të gjithë mendojnë që janë e kundërta e të keqes, një shembull i parfumosur i sinqeritetit, integritetit, objektivitetit dhe mbi të gjitha aspak të këqij. Sigurisht që dikush nuk e ka kuptuar që mund të jetë subjekti i ankesave të veta, dhe kjo për një arsye fatkeqe: si mund të ankohesh për të tjerët pa prishur atë dyshimin e lehtë që mund të jesh një prej tyre ?

 

Testi që po propozoj është një mënyrë e thjeshtë dhe objektive për të kuptuar në siguri të plotë nëse je apo jo një njeri i keq. Testi përbëhet nga pyetje shumë të thjeshta të cilave duhet të iu përgjigjeni me një PO ose JO.

 

“Nuk e mbaj mend” vlen një PO. “ Vetëm një herë” vlen një PO. “ Nuk jam dakord që kjo më bën të keq” vlen një PO. Çdo përgjigjë që nuk është JO, vlen një PO, jeni një pikë të këqinj.

 

Qartë?

1. Kur je duke bërë blerje në supermarket, në ndonjë dyqan veshje apo qendër tregtare, kur e sheh që nuk të duhet një gjë e kthen në ndonjë vend të rastësishëm ? Nëse PO, je i keq. Shëno një pikë.

 

2. Je duke mbajtur radhën dhe bën skuthin që të kalosh përpara ose ende nuk ke kuptuar që radha mbahet vertikalisht ? Mendon që është e drejta jote të mbarosh me shpejt duke bezdisur të tjerët ? Je njeri i keq. Shëno një tjetër pikë.

 

3. Hedh plehrat nga dritarja, nga ballkoni, i vendos te ashensori, i vendos në tjetër kat ? I hedh nga dritarja e makinës, i le në plazh, rrugë, park ? Je një njeri i keq. I k-e-q.

 

4. Flet me zë të lartë në rrugë, tavolinë, restorant, ambiente punë, zyrë, autobus sa të dëgjojnë mumjet e Egjiptit ? Apo mendon që jemi të ftuar në sallonin e shtëpisë tënde? Ose je njeri i keq ose je i shurdhët. Një tjetër pikë për tyyyy.

 

5. Shkon në palestër? Nëse vendos ujin dhe peshqirin në një vegël e ndërkohë bën muhabet me dikë tjetër, je njeri i keq. Jo për gjë, por në kohë pandemie higjiena dhe largësia fizike janë çdo gjë.

 

6. Bllokon kalimin në rrugë sepse je ndalur në bisedë me dikë tjetër, ndalon makinën në kthesë sepse do marrësh dikë. Mos dëshironi dhe ndonjë filxhan çaj aty ?

 

7. Më vjen mirë që i doni aq shumë qentë, por bëni mirë të mblidhni dhe kakën e tyre kur i shëtisni rrugëve.

 

8. Hedh cigaren, mbeturinat, çamçakëzin, qesen përtokë ? Je njeri i keq.

 

9. Flet në kinema e ha në teatër ? Je njeri i keq.

 

10. Nuk paguan dhe keqtrajton bashkëpuntorët e tu? I trajton punonjësit pa respekt, nuk je boss, nuk je i aftë, je njeri i keq.

 

11. Flet për të tjerët mbrapa krahëve, i merr nëpër gojë, ankohesh për ta ? Je njeri i keq.

 

12. E përdor telefonin në timon, ndërron korsitë pa ndezur shigjetën, i jep gaz makinës te pellgjet me ujë, kalon semaforin me të kuqe? Parkon aty ku nuk të lejohet apo te vizat e bardha ? Nuk je fare cool, je njeri i keq.

 

13. E ke gjithmonë hundën te punët e të tjerëve? Nuk je kureshtar, por njeri i keq, shëno një pikë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...