Shtetasit shqiptarë në radhë, Ambasada në Athinë publikon fotot: Ju vuani një ditë po ne jemi …

Ambasada Shqiptare në Athinë u kërkon ndjesë shtetasve shqiptarë që presin në radhë për të marrë shërbime, ndërsa kërkon të bëhet durim deri në 15 tetor.

 

“Ora 21:30 – Të dashur bashkëatdhetarë! Ju vuani një ditë, ne jemi të njejtët dhe ju shërbejmë çdo ditë! Siç e shikoni po punojmë me orare të zgjatura që të arrijmë t’ju japim shërbimin që meritoni!

 

Kini besim, nga 15 tetori 2020 çdo gjë do jetë siç e keni shpresuar! Kërkojmë thjesht mirëkuptim nga ata që do vijnë në ditët në vijim dhe të respektoni rregullat dhe oraret orientuese që kemi caktuar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

 

Shpesh në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga ambientet e Ambasadës sonë në Athinë, ku qytetarët qëndrojnë në radhë për të marrë shërbime me orë të tëra.

 

Brenda Ambasades Shqiptare ne Athine:

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...